×
  • Show Time
  • Show Time

    Ministri kosovar bën filma: Mos më gjykoni, nuk e kam parë Game of Thrones

    Reporteri
    21 Maj 2019 | 19:48

    Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka befasuar me postimin e tij të fundit.


    Derisa kudo në botë po komentohet tej mase fundi i një prej serive më popullore Game of Thrones, ministri kosovar me plot sinqeritet ka treguar se nuk e ka shikuar asnjë seri të vetme.

    Por këtë rrëfim ai e ka bërë në mënyrë interesante dhe qesharake në të njëjtën kohë.

    Ky është postimi i tij:

    Dua të rrëfehem për një gjë. Shpresoj që do të gjej mirëkuptimin e të gjithë juve dhe të mos shihet si diçka e keqe, negative apo e poshtër. Jam i tensionuar gjerësa e shkruaj këtë rrëfim, por sidoqoftë është më mirë ta largoj nga vetja se sa ta mbaj atë brenda në zemër. Më mundon shumë, por, duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj, do ta kaloj lehtë këtë poshtërsi. Ju lutem, mos paragjykoni. E di që është jo njerëzore, por kam nevoj për përkrahje. Ajo se çfarë dua të rrëfej mund të prekë shumë nga ju, dhe mund të mos e besoni që kam bërë një gabim të tillë. Por, ka ardhur koha. Edhe njëherë, mos më paragjykoni. Edhe unë dua të jetoj pa presion nga shoqëria jonë. Rrëfimi është ky: Nuk e kam parë asnjë seri të Games of Thrones!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!