Një vit më parë konkursi i bukurisë “Miss Freedom of the World ” i cili u mbajt në Kosovë zuri faqet e para të mediave të huaja.
Ajo që tërhoqi vëmendje më shumë nga të gjitha vajzat dhe që bëri të gjithë të flisnin për të ishte, Miss Serbia, Irina Jovanka.
Bukuroshja serbe bëri me duar simbolin e shqiponjës dykrenare gjatë sfilatës, duke mos u mjaftuar me aq ajo bëri të njëjtën gjë edhe më pas gjatë intervistës.
I ftuar në emisionin “Ditë e Re” mëngjesin e sotëm ishte producenti i këtij kompeticioni Shpëjtim Zejneli, i cili foli mbi reagimet e ashpra nga mediat serbe dhe vetë kryeministri Vuçiq kundrejt tij.
Zejneli theksoi faktin se ky gjest u bë me dëshirën e saj dhe në asnjë moment ai apo dhe stafi nuk ja imponuan një gjë të tillë.
“Vjet Missi i Serbisë e bëri shqiponjën, mediat e maskarkuan. Ishte kompeticioni im ai i cili u bombardua, madje u shpalla nga presidenti Vuçiq person non grata ( person i padëshiruar). Ne nuk e detyruam ajo me dëshirën e saj e bëri. Ajo përfitoi nënshtetësi austriake, përfitoi shtëpi dhe makinë nga shqiptarët”, tregon ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.