×
  • Show Time
  • Show Time

    Mizore: Modelja 21-vjeçare masakron nënën me thikë, i shkul zemrën

    Reporteri
    16 Dhjetor 2020 | 11:45

    Modelja ruse Anna Leikovic është e dyshuara kryesore për masakrimin e nënës së saj me thikë.


    Ajo është arrestuar pasi u akuzua se ka vrarë nënës e saj duke e copëtuar, teksa ajo ishte ende gjallë.

    Kjo ishte ajo që thanë prokurorët pas arrestimit të 21-vjeçares Anna Leikovic.

    Anna ishte studente e mjekësisë dhe kishte përdorur njohuritë e saj për të torturuar nënën duke e goditur fillimisht me një thike kuzhine dhe më pas për të hequr organet e trupit, si mushkëritë, zorrët madje edhe zemrën.

    “Ajo e theri nënën e saj me thikë dhe më pas i preu zemrën teksa ajo ishte akoma gjallë”- tha një burim policor i cituar nga media ruse Komsomolskaya Pravda.

    Nëna, Praskovya Leikovic, 40 vjeç sapo ishte kthyer nga puna dhe filloi debatin me vajzën e saj Annën, të cilën ajo akuzoi se ishte droguar dhe duke e kërcënuar se do ta dërgonte në një qendër rehabilitimi.

    Pas këtij debati 21-vjeçarja filloi sulmin kundrejt nënës së saj.

    “Vërtet është e vështirë të besosh, por ajo i shkuli zemrën në kuptimin e vërtetë të fjalës”-thanë autoritetet.

    Pas ngjarjes ajo bëri dush, u vesh dhe doli për të takuar të dashurin e saj.

    U deshën 72 orë që policia ta gjente dhe në momentin e arrestimin 21-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e një miku të saj.

    Media ruse që e ka mbuluar çështjen me shumë interes raportoi se gjatë seancës Anna ishte shtrirë në bankat e gjykatës, duke luajtur me thonjtë e saj, në një gjendje mosinteresimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!