Një ndër ndarjet e bujshme të kësaj vere ka qenë edhe divorci i modeles së njohur, Gisele nga Tom Brady. Në një intervistë për Vogue, 43-vjeçarja ka zbuluar se si e ka përjetuar ndarjen pas 13 vitesh martesë.
“Gjithmonë kam besuar se çdo situatë, sado e vështirë të jetë, ka diçka për të na mësuar dhe ndodh që të na bëjë më mirë. Ndarjet nuk janë kurrë të lehta, veçanërisht kur media spekulon. Unë u përpoqa të fokusohem te fëmijët e mi, shëndeti im, projektet dhe ëndrrat e mia”, tha ajo.
Në intervistën e saj, ajo ka folur edhe se si kujdeset për veten që të jetë plotësisht e shëndetshme.
“Ka tri gjëra që unë mendoj se janë thelbësore për t’u ndjerë mirë: të hani shëndetshëm, të ushtroheni çdo ditë dhe të gjeni kohë për të pushuar mendjen dhe trupin tuaj”, tregon modelja.
Çifti, i cili ishte i martuar për 13 vjet, ka një djalë Benjamin Rein, 13 vjeç dhe Vivian Lake, 10. Brady gjithashtu ka një djalë Jack, 15 vjeç, nga një lidhje e mëparshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.