Arbnora Ademaj Arbnora ka performuar së fundmi në “Dance Albania” konkretisht në rolin e agjentes të filmit “James Bond”.
Mirëpo, ajo zbuloi edhe një dëshirë të saj.
Arbnora theksoi se do të donte të jetonte një ditë si e padukshme. E cila është dëshira e saj?
Pikërisht të shikojë se si Behgjet Pacolli harxhon paratë e tij dhe se si është në jetën reale Leo DiCaprio, si ha, si pi dhe si fle gjumë.
Bukuroshja e cila po merr një vëmendje të madhe në fushën e aktrimit në Turqi, tha më herët se ka anuluar 2 projekte për të qenë pjesë e “Dance With Me”.
“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme për të qenë pjesë e këtij spektakli. Për të qenë pjesë e këtij spektakli, kam anuluar 2 projekte në Turqi dhe kam ardhur enkas për këtë projekt këtu”, theksoi ajo.
Madje, ajo foli edhe turqisht në skenë kohë më parë.
Arbnora foli paksa edhe për karrierën e saj. Madje, ajo zbuloi se së shpejti Netflix do të flasë shqip.
“Një gjë mund ta zbuloj për publikun shqiptar. Përveçse do të jem në Netflix, do të flas dhe shqip, kjo është më e bukura e gjithë kësaj” – theksoi ajo ndër të tjerat më herët në skenën e “Dance Albania”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.