Modelja me origjinë shqiptare, Lorena Haliti, prej kohësh tashmë po korr një sukses të madh në SHBA.
Ajo është kthyer në një nga modelet më të kërkuara atje dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me bukurinë e saj. Lorena ditën e djeshme ishte e ftuar në spektaklin “E diell” ku rrëfeu shumë të pathëna për jetën e saj dhe karrierën në Amerikë.
Mirëpo, ndonëse është rritur jashtë, Lorena ka habitur teksa e pyetur nga gazetari Ervin Kurti ka zbuluar se e do burrin shqiptar dhe se që tani ka nisur të mësohet me të gjitha traditat shqiptare.
“Ti je një vajzë që po jeton në Amerikë, të dashurin ose burrin si e do? E do të huaj apo shqiptar?”, e pyet gazetari.
“Shqiptar tërësisht!” , ka thënë modelja e famshme.
“Po a je e përgatitur për të pasur një burrë shqiptar, i di traditat?”, e pyet Ervini.
“Po traditat shqiptare i kam mësuar. Për shembull çajin di ta bëj, tani kam mësuar të bëj edhe piten, edhe enët di me i la.
S’ka lidhje nëse je modele a jo, rëndësi ka si të ka rritur familja, kulturën edhe traditën e shqiptarëve nuk e harroj dhe nuk e lëshoj”, ka thënë Lorena duke qeshur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.