×
  • Show Time
  • Show Time

    Moderatori shqiptar rrëzohet gjatë kërcimit në dasmën e Jonida Vokshit

    Reporteri
    15 Shtator 2019 | 18:42

    Moderatorja Jonida Vokshi kurorëzoi mbrëmë me martesë dashurinë e saj me partnerin Besnik Krapi, në një ceremoni madhështore buzë detit.


    Dasma u bë kryefjala e mediave dhe të pranishëm në gëzimin e çiftit ishin edhe personazhe të njohur VIP.

    Mes tyre ishte i ftuar edhe moderatori Florian Agalliu dhe bashkëshortja e tij.

    Mirëpo, kërcimi i Florianit nuk ka shkuar siç duhet dhe në rrjet po qarkullon një video ku moderatori rrëzohet duke kërcyer.

    Teksa performonte përballë Jonidës, ashtu si të pranishmit e tjerë, Florianit i ka rrëshkitur këmba pasi ka bërë një rrotullim në ajër, duke rënë më pas në pistë.

    Mirëpo, moderatori e ka marrë me sportivitet këtë rrëshkitje, duke u ngritur i qeshur dhe ka vazhduar të shijojë dasmën normalisht.

    Ata kanë festuar buzë detit deri në orët e para të mëngjesit, në një resort super luksoz në plazhin e Malit të Robit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!