Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e Stresit është nga të paktat figura publike që ka qenë aktiv në protestën e organizuar ditën e djeshme, por edhe sot në Tiranë për Klodian Rashën.
Sot ai u shpall në kërkim nga policia dhe mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike”, “ Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe” Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Ndërkohë ai ka shprehur revoltën e tij në rrjetet sociale për personat që i kanë dalë kundër, mes tyre edhe Einxhel Shkirës.
Kjo e fundit në një status në rrjetet sociale shkruante se nuk doli në protestë në respekt të dhimbjes së familjes së 25-vjeçarit. Më tej, Einxhel dënonte dhunën dhe shkatërrimet e kryera nga protestuesit në kryeqytet.
Ndër të tjera ajo shprehet se nuk del në protestë për të shkatërruar qytetin e saj, por protestën e bën çdo ditë të jetës. Kaq ka mjaftuar që reperi ta rishpërndajë në Instastory shkrimin e saj duke iu krhyer me një fjalor krejt të papërshtatshëm, siç mund ta shihni në foto.