×
  • Show Time
  • Show Time

    Moderatorja e njohur: Në Shqipëri më rritën çmimin për 200 euro kur më dëgjuan duke folur me akcent nga Kosova

    Reporteri
    02 Gusht 2021 | 13:01

    Rritja e çmimeve në bregdetin shqiptar sidomos kohët e fundit ka ngritur shqetësimin e turistëve e posaqërisht atyre nga Kosova.


    Kosovarët janë ankuad shpeshherë me çmimet e larta dhe dallimet që bëhen mes turistëve.

    Se kjo ndodh vërtetë foli edhe prezantuesja e njohur Argjira Spanca, e cila tregoi një histori personale duke pretenduar së çmimi iu rrit vetëm pse ishte nga Kosova.

    “Miqtë e mi në Kosovë ankohen vazhdimisht për turizmin në Shqipëri”, tha mes tjerash Argjira duke treguar edhe përvojën e saj.

    “Para disa ditëve po rezervoja një hotel në jug për disa miq të mi nga Kosova, më nisën linkun e “booking” ku ishte X çmimi dhe kur i telefonoj në telefon më rrit çmimin për 200 euro më shumë vetëm pse më dëgjoi akcentin nga Kosova”, tha Argjira.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!