×
  • Show Time
  • Show Time

    Moderatorja shqiptare shpërthen në lot gjatë transmetimit ‘live’ në emision

    Reporteri
    08 Mars 2022 | 19:24

    Bieta Sulo sot është përlotur gjatë emisionit live.

    Ajo ka pas të ftuar në një lidhje direkte, Lesia Fylymanovin vajzën nga Ukraina e cila u martua në kohë lufte.

    Lesia ka rrëfyer me plot emocione përgatitjet e martesës në kohë kur shteti saj po përballet me agresionin rus që nga mëngjesi i 24 shkurtit.

    Ajo tregoi se ishin miqtë ata që ndihmuan që të gjente një vello dhe të bënte pak make up, ndërkohë që në trup mbante veshur rroba ushtarake.

    Derisa Lesia është duke luftuar krah të shoqit në Kiev, vajza e tyre është zhvendosur në tjetër qytet për arsye sigurie.

    E prekur shumë nga ky fakt, Lesia shpërtheu në lot gjatë intervistës, duke përlotur edhe vetë Bietën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!