×
  • Show Time
  • Show Time

    Momenti kur banorëve të Big Brother VIP Albania u kumtohet lajmi për arrestimin e Liamit

    Reporteri
    03 Mars 2024 | 13:49

    Ditën e sotme policia shqiptare ka arrestuar një nga banorët e Big Brother VIP Albania, Liam Osmanin, shkruan Reporteri.net.

    Ka qenë Sara ajo e cila ka lexuar zarfin dhe u ka bërë të ditur banorëve se Liami s’do të jetë më pjesë e këtij formati.

    I njëjti dyshohet se kishte përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani e për të cilat ai nuk kishte kryer pagesat, gjë e cila kishte ndodhur në vitin 2019.

    Liami ka qenë i dënuar me 2 vite e 6 muaj burgim për veprën penale “mashtrim” dhe sot është ekzekutuar urdhëri i lëshuar nga Prokuroria e Tiranës më 9 maj të 2022 për arrestimin e tij./Reporteri.net/

    U fut mbrëmë në Big Brother VIP Albania, policia hyn brenda dhe e arreston, ishte i dënuar me mbi 2 vite burgim

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!