×
  • Show Time
  • Show Time

    Bebe Rexha qëllohet me telefon në fytyrë gjatë koncertit

    Reporteri
    19 Qershor 2023 | 8:43

    Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, është goditur në fytyrë nga një telefon teksa ishte në një koncert në New York të dielën, pasi dikush nga publiku e gjuajti telefonin drejt skenës.

    33-vjeçarja e pati një koncert në “The Rooftop në Pier 17” në kuadër të turneut të saj “Best F’n Night Of My Life”.

    Siç shihet në një video në Twitter, artistja e “Back to You” ishte duke kënduar në mes të skenës kur dikush e goditi me telefon nga publiku.

    Pas kësaj këngëtarja u ul në gjunjë menjëherë pasi dukej se kishte dhimbje. Adhuruesit e saj të gjithë reaguan në mbështetje të saj në rrjete sociale duke e dënuar këtë veprim të personit që e hodhi telefonin drejt Rexhës, shkruan Dailymail, transmeton Klankosova.tv.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!