Mbrëmë është mbajtur Big Brother Fan Club i fundit për këtë edicion të parë VIP, ku të ftuar ishin të gjithë ish banorët.
Mirëpo, ky emision ishte regjistruar ditën e hënë dhe si transmetim u dha mbrëmë, kështu që krahas asaj që iu servir publikut, produksioni kishte prerë disa pjesë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Një debat mjaft i fortë ka ndodhur mes Xheisarës, Arjolës dhe Arditit e që e gjitha kishte të bënte me Donaldin.
Ishte Arditi ai i cili tha që Donaldi ka qenë banori me më së shumi surpriza në këtë edicion derisa Xheisara nga ana tjetër po e mbronte, e këtu më pas futet edhe Arjola e cila poashtu ishte kundër Donaldit.
Kujtojmë se finalistët e këtij edicioni janë Donald Veshaj, Einxhel Shkira, Ilir Shaqiri dhe Beniada Nishani.
Derisa sa i përket çmimit të madh që ka qenë prej 100 mijë eurosh, ai nuk është më aq pasi në një lojë të vënë nga produksioni, banorët zgjodhën të paguanin mysafirët e famshëm që ishin javën e kaluar ku secili nga to kishte një kosto, e më pas kishin dhe takimin me ish banorët ku edhe ajo kishte një çmim./Reporteri.net/