Në sallat e kinemave botërore shumë shpejt do të shfaqet në tre filma, me gjithë bukurinë e saj rrëzëllitëse, e madhja Monica Bellucci.
Në revistën “Madame Figaro” , e cila i kushton kopertinën, aktorja shfaqet në formë të shkëlqyer në moshën 55 vjeçare.
Veshur me rroba banjo, me një dekolte’ të ekzagjeruar, në pishinë me një fustan transparent, Monica duket shumë e bukur.
“Kur një marrëdhënie në çift përfundon, nuk do të thotë që nuk dashuron më. Do të thotë që nuk është më e mundur të bësh përpara”, rrëfen diva.
Martesa me Vincent Cassel është tashmë e shkuar dhe historia me të riun Nicolas Lefebvre pati jetëgjatësi të shkurtër. Edhe pse Monica thekson: “Kush ka thënë se jam single?”.
Ndërkohë, Bellucci përqendrohet në punë. Aktorja mund të shoqërojë projektimin special të “Irreversible” të Gaspar Noè në Festivalin e Kinemasë në Venezia dhe në sallat e kinemasë do e shohim protagonist të tre filmave: filmi horror “Nekrotronic”, thriller-i “Spider in the Web” dhe “Les plus belles années d’une vie” (Vitet më të bukura të jetës), prezantuar tashmë në Kanë, jashtë konkursi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.