Këngëtarja dhe njëherësh modelja, Morena Taraku, është mjaft e komentuar në faqet rozë.
Ani pse ajo shpesh shfaqet e rezervuar sa i përket jetës personale, ana profesionale mbetet të jetë caku.
Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, bukuroshja shqiptare ka bërë të ditur se do të vijë me një bashkëpunim.
Bëhet fjalë për këngën me reperin Stresi, e që nuk kanë bërë të ditur detaje shtesë asnjëri prej tyre.
Sido që të jetë, fansat e dyshes menjëherë kanë filluar të krijojnë imazhe të dyshes dhe komente pozitive në rrjet.
Ky paralajmërim ka ardhur edhe kohë më parë, ku edhe atëherë Morena ishte ajo që bëri prononcimin.
Vlen të përmendet se kjo nuk është hera e parë që ata do të bëjnë duet, pasi para pesë vitesh ata sollën këngën “Ki me bo”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.