×
  • Show Time
  • Show Time

    Kjo është shuma e parave që Morena Taraku dhuroi për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

    Reporteri
    28 Nëntor 2019 | 15:10

    Një prej fytyrave publike më aktive në rrjete sociale pas tragjedisë në Shqipëri është këngëtarja Morena Taraku.


    Ish-Miss Kosova në vazhdimësi po i bën thirrje ndjekësve të saj për të kontribuar, gjë të cilën e ka bërë edhe vetë.

    Pas donacioneve në vlera monetare përgjatë dy ditëve që lamë pas, Morena ka kontribuar sërish.

    Bukuroshja përmes platformës GoFundMe ka bartur sot nga xhirollogaria e saj plot 1,100 dollarë, siç e ka zbuluar vetë përmes rrjeteve sociale.

    Kujtojmë se numri i viktimave nga tërmeti 6.4 ballë në Shqipëri është rritur në 41 persona teksa numri i të plagosurve tejkalon 700.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!