Këngëtarja kosovare, Morena Taraku, është njëra prej të parave yje që ka reaguar për rastin që ka ndodhur sot në Pejë, kur një e moshuar keqtrajtohet në një azil te të moshuarve në Pejë.
Bukuroshja Morena Taraku ka reaguar për dhunën që ndodhi në një spital në Pejë, teksa ia ka kujtuar stafit mjekësorë dhe infermierëve “Betimin e Hipokratit” që ajo e ka quajtur “Ligj i Hipokratit”.
“Zhveshe atë uniformë se nuk të paska hije e mos i njollos edhe të tjerët. Ligji i Hipokratit nuk t’ka shti mu përbetu për dhunë as për dajak, as për dhunë psiqike të pacientëve, por t’ka shti me u përbetu deri në vdekje me kon ndihma e tyre”, ka shkruar ajo në storien e saj.
Në fund ajo ka postuar një foto me babanë e saj, regjisorin dhe profesorin në Akademinë e Arteve, Selami Taraku.
Ajo ka vazhduar edhe me fjalë të tjera ku kanë akuzuar pjesëmarrësit në këtë keqtrajtim që ka tronditur mbarë opinionin kosovar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.