Pas përjashtimit të Anës nga ‘Përputhen’, programit iu bashkua një konkurrente e re.
Ajo quhet Lediana, është 23 vjeçe dhe punon si ndihmës stomatologe.
Ndër të tjera, pas prezantimit, Lediana deklaroi se ka disa pëlqime për djemtë që janë aktualisht pjesë e formatit.
Ajo tregoi se një ndër to ishte dhe Atheu, mirëpo, puthja që ai i dha Anës e bëri atë të reflektonte dhe të hiqte dorë nga pëlqimi që ka për të.
Ndërsa pëlqimi tjetër është Mevlani, por mbetet për t’u parë nëse do ta ftojë në një takim. Por jo vetëm kaq, një tjetër konkurrent ju bashkua formatit ditën e djeshme.
Bëhet fjalë për Muratin i cili është turk, por jeton prej vitesh në Tiranë. Murati punon si parukier dhe tha se iu bashkua “PërPuthen”, pasi i duket shumë interesant.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.