Beatrix Ramosaj mbrëmë ishte prezente në studion e Big Brother VIP, ku kishte momente edhe ndërhyri, e madje ajo në një moment i shprehu dashurinë edhe Donaldit, derisa i tha se e kishte marrë malli shumë dhe e do pafund.
Këngëtarja nga Kosova tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj, derisa kishte zgjedhur të vishej e tëra në “xhins”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Veshja e Beatrix Ramosaj i përket markës së njohur Burberry.
Pjesa e sipërme e saj kap vlerën e 1,258 dollarëve, derisa xhinset kanë një çmim prej 885 dollarëve, e që në total i bie 2143 dollarë.
Kujtojmë se Beatrix menjëherë pas eleminimit nga Big Brother VIP, lansoi edhe një këngë të re dedikuar Donaldit./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.