×
  • Show Time
  • Show Time

    “Mos fol, mjafton pamja”, moderatorja shqiptare e fiksuar pas futbollistit në “Big Brother”

    Reporteri
    06 Tetor 2021 | 21:28

    Mbrëmë ka nisur edicioni i parë i Big Brother VIP Albania.

    Nën drejtimin e Arbana Osmanit, ky format prezantoi plot 14 banorë VIP, shkruan Reporteri.net.

    Njëri ndër ta është edhe Granit Cana, futbollisti nga Kosova i cili shumë shpejt tërhoqi vëmendjen e publikut për paraqitjen e tij.

    Edhe moderatorja nga Shqipëria, Dojna Mema e publikoi një fotografi të tij në llogarinë e saj në Instagram, derisa la të kuptohej qe Graniti nuk kishte nevojë të fliste, pasi mjaftonte vetëm pamje.

    Theksojmë se producentja Lori Hoxha ka bërë të ditur se do ketë edhe hyrje të reja në vazhdim.

    I ditur është bërë edhe çmimi i madh për fituesin, që është 100 mijë euro./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!