Deklarata e Luizit lidhur me Efin dhe vajzat e “Për’puthen” ka përplasur dy miqtë e vjetër. Kjo deklaratë po diskutohet sërish edhe sonte.
Ata kanë debatuar ashpër gjatë publicitetit të “prime-t” të kaluar.
Efi tha se nuk dëshiron ta ulë veten duke ia kthyer Luizit në të njëjtën mënyrë, sipas saj nuk ia ndien për fjalët e tij.
Ajo tha se Luizi mund të jetë i njëjtë me ata komentuesit që nuk e dijnë as kush janë.
Efi tha se miqësia e tyre ka marrë fund dhe mezi po pret të kryhet ky format dhe mos ta shoh më atë me sy.
Mendimi i tij sipas saj nuk peshon më për të.
Sipas saj Luizi është person që për qëllimet e tij mund të i shkel të gjithë, ndër të tjera ajo tha se i vie keq që miqësia e saj mori fund sepse do të donte ta kishte shok edhe jashtë.
Luizi në anën tjetër tha se këto reagime të tij ishin rrjedhojë pas debateve që Efi pati me Kiarën pasi u rikthyen.
Ai tha se Efi nëse ajo arriti deri aty është e drejta e saj.
Këngëtari tha se ajo me mishë e me shpirt arriti finalen dhe e përgëzoi.
Luizi tha se i beson syve të Kiarës e cila e shtyu të mbante këto qëndrime dhe sipas tij ai i ka vendosur vizën asaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.