×
  • Show Time
  • Show Time

    “Mos u ngatërroni me shqiptarët”, Loredana ua tregon gishtin e mesëm serbëve pas ndeshjes me Zvicrën

    Reporteri
    03 Dhjetor 2022 | 18:29

    Reperja shqiptare në Zvicër, Loredana Zefi, ka treguar mbështetjen e saj për futbollistët shqiptarë që janë pjesë e skuadrës zvicerane.

    Artistja ka publikuar disa fotografi nga ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës në Kupën e Botës, e cila përfundoi me fitoren e kësaj të fundit.

    “Kurrë mos u ngatërroni me shqiptarët”, ka shkruar Loredana krahas fotografisë ku shfaqet Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

    Në një tjetër foto, Loredana ka postuar veten me gishtin e mesit drejtuar kamerës. Ajo që bie në sy është veshja e saj në të kuqe ndërsa mban flamurin përpara fytyrës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!