Einxhel Shkira dhe Dj Dagz krijuan lidhje dashurie brenda shtëpisë së Big Brother VIP, e që çifti po vazhdon edhe jashtë ta shijojë romancën.
Moderatorja Shkira ishte e ftuar në “Wake Up” në Top Channel, ku luajti edhe rolin e prezantueses, ndërsa foli edhe për eksperiencën e saj në Big Brother VIP, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Gjatë emisionit ajo u surprizua nga motra e Dj Dagz, Aurora.
Kjo e fundit foli fjalët më të mira për Einxhel, derisa tha se edhe atëherë kur të gjithë dyshonin tek ajo, Aurora e kishte kuptuar se edhe Einxhel kishte pëlqim ndaj Dagzit.
Kujtojmë se Einxhel Shkira doli e treta në natën finale të Big Brother VIP, derisa arriti të fitonte 10 mijë euro si finaliste./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.