×
  • Show Time
  • Show Time

    Motra e Rita Orës, Elena po shijon pushimet në Shqipëri

    Reporteri
    23 Korrik 2023 | 20:22

    Motra e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, Elena Ora, ka zgjedhur Shqipërinë për të kaluar disa ditë pushimi.

    Megjithëse aktualisht dy motrat janë të angazhuara në promovimin e albumit më të ri të Ritës, “You & I”, prapëseprapë ajo ka gjetur kohën që të vizitojë këto ditë të nxehta shtetin amë.

    Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, Elena – e cila njëherësh shërben edhe si menaxhere e Ritës, mund të shihet duke shijuar plazhin në jug të Shqipërisë.

    Ajo ndau me ndjekësit e saj disa fotografi nga pushimet që po kalon atje, ku duket mjaft atraktive në një resortet luksoze të jugut.

    Madje në mbrëmje, Elena Sahatçiu – Ora, mori pjesë edhe në një koncert të këngëtares së njohur shqiptare Dafina Zeqiri.

    Nga videot që menaxherja e yllit botëror ndau me ndjekësit, la të kuptohet se ishte tejet e kënaqur nga performanca e Dafinës dhe se ajo është ndër këngëtaret shqiptare më të preferuara të saj.

    Ndërkohë edhe prindërit e Ritës, Vera dhe Besnik Sahatçiu, gjatë këtyre ditëve kanë vizituar trevat shqiptare – fillimisht ata ishin për pushime në Ulqin, gjersa më pas u kthyen në shtëpinë e tyre, në Prishtinë. /Telegrafi/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!