Duket se Mozzik dhe Loredana asnjëherë nuk u ndanë nga njëri-tjetri.
Pak ditë më parë Mozzik tregoi për një media zvicerane se është drejt divorcit me Loredanan dhe nuk ka më kthim mbrapsht.
Por në fakt, agjenti ‘00Thumb’ ka zbuluar ekskluzivisht se artistët nuk janë ndarë kurrë por e sajuan këtë histori për vëmendje.
“Loredana dhe Mozzik nuk janë ndarë kurrë. Ka qenë një marketing i sajuar nga dyshja sepse e kanë të vetme mënyrë mbijetese për të qëndruar në treg. Burime të sigurta pranë çiftit thonë se janë bashkë, jetojnë bashkë dhe nuk janë ndarë kurrë. E gjitha ka qenë e sajuar për të qëndruar në vëmendjen e publikut shqiptar. Po ta vini re, kur doli sulmi për Loredanën, ishte gazeta zvicerane “20 minuten” që sulmonte çiftin. Tani para disa ditësh, po e njëjta gazetë ka marrë një intervistë ekskluzive nga Mozzik. Kjo ka qenë e gjitha e sajuar për marketing. Kështu që, të qetësojmë njerëzit se nuk janë ndarë”, tregon ky burim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.