×
  • Show Time
  • Show Time

    Mozzik tregon për herë të parë se kur e ka bërë milionin e parë

    Reporteri
    03 Shkurt 2022 | 12:42

    Mozzik padyshim është njëri ndër artistët më të kërkuar tash e disa vite.

    Reperi shqiptar është mjaft aktiv me projekte muzikore, derisa shumë shpejt do të sjellë para publikut edhe albumin e tij të ri, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Së fundmi ai ka pranuar disa pyetje nga më të ndryshmet nga ndjekësit e tij, ku Mozzik nuk ka hezituar t’u përgjigjet,  e që njëra nga to ka qenë edhe rreth pasurisë së tij.

    “Sa vjet je bo milioner”, ka qenë pyetja drejtuar reperit i cili ka treguar se një gjë të tillë e ka arritur në moshën 25 vjeçare.

    Mozzik gjithashtu mori edhe pyetje tjera, asaj rreth jetës së tij personale, ku tha se tipi i gruas që ai do është thjesht të jetë njeri./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!