×
  • Show Time
  • Show Time

    Mozzik tregon si reagoi Loredana për këngën “Hana”, thotë se ajo është ende pjesë e jetës së tij

    Reporteri
    13 Shtator 2020 | 15:20

    Ai viteve të fundit ka qenë një nga emrat më të lakuar në faqet rozë si për jetën profesionale e po ashtu edhe për atë private.


    Fjala është për reperin Mozzik, i cili tash e një kohë flitet për ndarjen nga partnerja e tij, artistja Loredana Zefi.

    Të njëjtit ndonëse janë ndarë prej vitesh, akoma janë pjesë e shtypit thuajse për çdo veprim të tyre.

    Sidoqoftë, së fundmi artisti nga Ferizaj ka dhënë një intervistë për KosovaPress ku tregon se si ka reaguar Loredana kur e dëgjoi këngën që ia kushtoi të bijës, “Hana”.

    I njëjti thekson se kënga u punua kur vajza e tij ishte vetëm dymuajshe.

    “Për këngë, kënga është punuar kur ajo ka qenë pjesë e jetës time, edhe pse është ende se është nëna e vajzës time, këngën e kam punuar kur kam qenë bashkë me të në studio, e kemi punuar bashkë, madje ajo e do shumë këtë këngë”, thekson 24 vjeçari.

    Ndërkaq, projekti kushtuar të bijës është pjesë e albumit të ri të Mozzik të titulluar “Mozzart”.

    “Hana” u lansua më 31 korrik dhe numëron mbi pesë milionë klikime në YouTube.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!