Albina dhe Familja Kelmendi do të prezantohen sonte në Liverpool në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision.
Ata do të performojnë këngën “Duje”, që ka marrë përshtypje mjaft pozitive nga fansat.
Këtë edicion, ndryshe nga edicionet e tjera të festivalit, publiku është ai që do të vendosë se cilat shtete do të kualifikohen për në finale.
Po ashtu për herë të parë, të drejtë vote kanë edhe shtetet mospjesëmarrëse në festival, përfshirë këtu Kosovën.
Për të votuar nga Kosova, mjafton të kyçeni KËTU, në faqen zyrtare të Eurovision-it në momentin kur të hapet televotimi, rreth orës 22:20. Shqipëria mban kodin 14.
Secili mund të votojë deri në 20-të herë, dhe një votë kushton 0.99 euro.
Si zakonisht, për Albinën mund të votohet edhe nga shtetet e tjera që janë konkurrente në gjysmëfinalen e sotme, duke përdorur kodet përkatëse. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.