×
  • Show Time
  • Show Time

    Mungoi në premierën e ‘I love Tropoja’, e vërteta e prishjes së miqësisë mes Ermalit e Elvanës

    Reporteri
    03 Shkurt 2020 | 9:40

    Ermal Mamaqi shfaqi këtë javë premierën e filmit të tij më të ri, ‘I love Tropoja’, ku mes shumë të ftuarve VIP ra në sy mungesa e ish-partneres së tij në filmin “Dy gisht mjaltë”, Elvana Gjata.


    Mikesha për kokë e Ermalit mungoi në premirën e filmit të producentit, që romancën e tij këtë herë si aktor protagonist e ndau me këngëtaren Enca Haxhia dhe aktoren nga Tropoja, Arjola Demiri.

    Të pranishmit filluan të flisnin nëse bëhej fjalë për një prishje miqësie mes Ermalit dhe Elvanës, apo kjo ishte thjesht një arsye personale e Elvanës për të mos shkelur më në Pallatin e Kongreseve, skena nga e cila iku e zhgënjyer, pasi nuk arriti dot të fitonte Festivalin e Këngës në RTSH, me këngën e saj “Me tana”.

    Ermal Mamaqi, në fjalimin e tij para premierës, nuk la pa komentuar mungesën e Elvanës, duke treguar se Gjata s’kishte mundur dot të vinte, pasi ishte jashtë Shqipërisë për një koncert. Më tej ai bëri një batutë, duke iu drejtuar Elvanës në mungesë me fjalët: “Me këtë që bëre që nuk erdhe në këtë premierë, po të them që ta bëri mirë juria e Festivalit që të vuri dysh.”

    Të gjithë të pranishmit në sallë qeshën, ndërsa dyshimet u shtuan kur panë se në “Instagram”-in e saj, Elvana nuk bëri asnjë postim suportues për arritjen e re të Ermalit në kinema, ashtu siç bëjnë miqtë për njëri-tjetrin. Kujtojmë që vitin e kaluar, Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi mblodhën shumë personazhe VIP në premierën e filmit të tyre “Dy gisht mjaltë”, që u shfaq në një nga kinematë e Tiranës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!