×
  • Show Time
  • Show Time

    Na duket neve apo Morena Taraku qenka bërë tullace?

    Reporteri
    26 Gusht 2020 | 23:38

    Morena Taraku është një prej personazheve që ka luajtur herë pas here me “lookun” dhe veçanërisht me flokët. Herë shohim brune e herë bionde, një ditë me flokë më të shkurtra dhe tjetrën me të gjata, por me flokët e qethura tullë nuk e kishim parë asnjëherë.


    Në fakt këngëtarja ka guxuar dhe në disa video të postuara në instagram e shohim me flokët e qethura gati tullë ndërsa po bën grimin. Ajo duket shumë e bukur edhe me këtë model të pazakontë flokësh i cili i thekson edhe më tepër tiparet.

    Këngëtarja na tregoi një ditë më parë se është duke punuar për një projekt të ri muzikor dhe që ndoshta mund të jetë një bashkëpunim me reperin Stresi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!