Mbrëmë është mbajtur nata e dytë e festivalit të njohur “Sunny Hill”, i cili po mbahet në Gërmi.
Edhe kjo mbrëmje solli yje të shumtë për të performuar si nga tregu ndërkombëtar ashtu edhe nga ai vendor.
Në mesin e shumë artistëve për publikun shqiptar do të performonin edhe J Balvin dhe Mahmood.
Në një moment të publikuar në InstaStory nga motra e saj, Rina Lipa, ylli shqiptar është parë duke e bërë shqiponjën para turmës.
Krijuesja e hitit “Love Again” është shprehur e lumtur që është rikthyer sërish në vendlindjen e saj në Kosovë.
Ajo dje u nderua me titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës nga presidentja Vjosa Osmani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.