Edhe reperi Mozzik ka uruar festën.
Reperi kosovar sot ka sjellë një imazh familjar për ti dhënë më shumë kuptim festës së Kurban Bajramit.
Me këtë rast ai bëri dedikimin më të bukur prindërve të tij, që jo rrallë herë ka vepruar ngjashëm.
“Ndër bekimet më të shpeshta e më të mirat i kemi nga prindërit. E ne ndihemi edhe më shumë të bekuar kur cdo festë janë pranë nesh. Urime Festën e Kurban Bajramit nga familja Aliu! Zoti ju ruajtë e ju dhashtë begati në shtëpitë tuaja”, ka shkruar Mozzik derisa sjellë foton me prindërit dhe Getinjon.
Ndryshe, kënga e tij e fundit është ajo me titullin “Dashni me photoshop”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.