Leonora ka befasuar duke kënduar këngën e Adelina Ismailit.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, gjatë karrierës së saj në muzikë, njihet për një numër të madh hitesh, shkruan lajmi.net.
Së fundi, artistja ishte e ftuar në emisionin “Shiko kush Luan”, në të cilin ishte edhe pjesë e disa lojërave.
Madje, ajo me një moment këndoi diçka ‘live’ bashkë me orkestër dhe ishte pikërisht kënga e Adelina Ismailit.
Bëhet fjalë për projektin “Sajzeza”, të cilin Ismaili e ka në bashkëpunim me rock-grupin, Elita 5.
Në llogarinë e saj në Instagram, Leonora publikoi një pjesë të shkurtër nga promo e emisionit, ku edhe shfaq pak nga interpretimi i asaj kënge.
Se a i kanë lënë pas mosmarrëveshjet Adelina dhe Leonora, mbetet të kuptohet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.