×
  • Show Time
  • Show Time

    Ndodh takimi i shumëpritur i Luiz Ejllit me Noizyn

    Reporteri
    07 Maj 2023 | 22:54

    Fituesi i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli është duke marrë pjesë në ndejën e organizuar sonte pas përfundimit të BB VIP Albania.

    Përgjatë qëndrimit në shtëpi, Luizi ishte bërë viral me vallëzimet që bënte sa herë që aty lëshoheshin këngët e reperit shqiptar Noizy-t.

    Ndërkohë në një bisedë e sipër, Luizi kishte thënë se në momentin që do të dalë jashtë shtëpisë do t’i kërkojë Noizyt të bëjnë edhe një bashkëpunim.

    Luizi dhe Noizy janë takuar sonte në organizimin e bërë pas përfundimit të BB VIP dhe shihet se përshëndeten në mënyrë shumë miqësore. Nuk dihet nëse kanë folur për bashkëpunimin.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!