Artisti i cili planifikon ta mbajë një koncert me përmasa madhore në kryeqytet, Capital T ka njoftuar për ndryshimin e lokacionit të koncertit “Time Capsule”.
Capital T në rrjetin e tij social Instagram, ka njoftuar se babai i tij duke i’u referuar si “shefi” i ka ndryshuar planet dhe se nuk mund ta zhvillojë koncertin në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku edhe ishte planifikuar.
“Thirr shefi në telefon. Duhet me ma lëshu stadiumin. Nuk guxon me ma rreziku, duhet me u largu prej aty. Kështu kur e ke punën primare. Kështuqë duhet me dëgju por nuk jemi larg, jemi ngjitur me stadiumin në parking”, shprehet Capital T.
Lokacioni i radhës për koncertin e 11 gushtit, do të jetë parkingu afër “Fadil Vokrrit”.Arsyeja pse ka ndodhur ky ndryshim planesh i “shefit” të Capital T, mund të lidhet me disa lajme ku thuhet se stadiumi pritet të renovohet para ndeshjeve kualifikuese ndërkombëtare.
Para disa ditësh Komuna e Prishtinës ka njoftuar se pikërisht ky parking do të jetë i mbyllur për dhjetë ditë, e si duket kjo paska qenë arsyeja.Capital T në videon e tij njoftuese për ndryshimin e lokacionit të koncertit “Time Capsule”, njofton se nesër do të publikojë emrin e një artisti ndërkombëtar i cili do të performojë ne konceritin i cili do të mbahet me 11 gusht.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.