×
  • Show Time
  • Show Time

    “Ndyrësi, ti e ke tradhutar!”, miku i ish-burrit të Monika Lubonjës shpërthen pas rrëfimit të aktores në BB VIP

    Reporteri
    24 Janar 2022 | 13:38

    Aktorja e njohur, Monika Lubonja është tashmë një nga personazhet më të komentuar në mediat rozë. Aventura e saj në “Big Brother VIP” ka bërë që publiku të mësojë më shumë për jetën private të artistes.

    Monika ka treguar e ish-bashkëshorti e ka tradhtuar. Gjatë kohës që po bisedonte me Donaldin, Semin dhe me Sheilën, aktorja nuk hezitoi të rrëfente për tradhtinë e tij. Në një moment tjetër, sërish Semi e pyeti aktoren nëse e kanë tradhtuar ndonjëherë në jetë. E Monika pohoi se ajo është tradhtuar pikërisht nga ish-bashkëshorti.

    “Unë prandaj thashë që për dikë që e do fort, edhe fal. Prandaj këmbëngul se e kisha eksperiencë personale…”.

    Ndërkohë dje, ajo e ka përshkruar si një ferr momentet e përjetuara pas divorcit gjatë bisedës që po bënte me Egzonën.

    Të shumta kanë qenë komentet për Monikën, por ai që merr më shumë vëmendje ka qenë një miku i ish-burrit të Monikës, i cili nuk jeton më.

    “Po si mund të flasësh kështu për të ndjerin mikun tim Gencin?? Po ti qënke vërtet një femër e ulët, një ndyrësi!! Po ti mendon se ne nuk e dimë se ishe pikërisht ti ajo që fillove tradhtitë e njëpasnjëshme???”, shkruan ndër të tjera miku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!