×
  • Show Time
  • Show Time

    Në ditëlindjen e Luana Vjollcës, do ju preket zemra me dedikimet speciale

    Reporteri
    02 Shtator 2019 | 21:33

    Ditën e sotme moderatorja seksi e ekranit shqiptar, Luana Vjollca feston 27-vjetorin e lindjes dhe në një ditë si kjo nuk kanë munguar urimet e shumta.


    Mes tyre është edhe urimi i veçantë i motrës së saj Marina Vjollca dhe i nënës, Maria Vjollca.Urimin e parë Luana e mori nga Marina, e cila në orën 00:00 i ka bërë asaj një urim emocionues. Kjo e fundit priti mesnatën për të thënë fjalët më të bukura për gjysmën e saj, me një postim në Instagram.

    “Gëzuar ditëlindjen bisha ime! Nuk ka limite shpejtësie në rrugën tënde drejt suksesit, gjithmonë Më e Mira do jesh! Të dua pafund gjysma ime”.

    Ky urim ka emocionuar pa masë Luanën e cila me një koment falenderon Marinën për fjalët e ëmbla.

    “Jet boll më emocionovee se plasaa TE KAM JETËN TIME TË SHTREJNTË !!! Gjysma ime më e mirë”.

    Mirëpo nuk ka munguar as urimi nga nëna e Luanës, e cila ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet me të voglën e shtëpisë dhe në të shkruan fjalët më të ëmbla.

    “E vogla ime ti. Gëzuar ditëlindjen jetë e bukur. Dinamikja, e guximshmja, dashuria ime. Festofsh edhe 100 vite ashtu si t’i do zemra. Faleminderit që ma zgjat jetën”, shkruan Maria.

    Pas këtij urimi të ngrohë, Luana i ka kthyer përgjigje së ëmës duke i treguar se çdo gjë në jetë e bën për të.

    “Mam çdo gjë që bëj në jetë është për ty. Je motivi e shembulli më i mirë në jetë. Te dua”, shkruan Luana.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!