×
  • Show Time
  • Show Time

    Në moshën 80 vjeçare me fëmijën e shtatë, askush nuk e dinte se De Niro kishte të dashur – kush është ajo

    Reporteri
    11 Maj 2023 | 12:05

    Gazetari i emisionit argëtues Et Canada e pyeti aktorin e mirënjohur Robert De Niro se si është të jesh baba i gjashtë fëmijëve, të cilit ai u përgjigj thjesht se nuk ka gjashtë, por shtatë fëmijë, duke shpjeguar se së fundmi ka pasur një tjetër fëmijë. Kështu mësuam se aktori ka shtatë fëmijë, por jo kush është nëna e fëmijës së shtatë.

    Megjithatë, siç raportojnë mediat e huaja, besohet se nëna e fëmijës së shtatë është Tiffany Chen, instruktore e arteve marciale.

    Çifti u fotografua të kapur për dore në korrik 2022, ndërsa në mars të këtij viti ajo u pa me De Niron duke dalë nga një restorant në Santa Monica.

    Me atë rast, Tiffany kishte veshur një fustan të zi dhe një pulovër mbi, cila padyshim ia fshihte me mjeshtëri barkun e saj shtatzënë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!