Marina Vjollca është një nga figurat më të dashura të televizioneve shqiptare. Pas një eksperience disavjeçare në ekranin e “Top Channel”, na habiti të gjithëve teksa u shfaq dy vite më parë duke moderuar një spektakël humori.
Ajo ndan vazhdimisht në Instagramin e saj foto nga e përditshmja, apo momente para se të ngjitet në skenë. Së fundmi ajo ka publikuar disa foto, ku sigurisht vëmendjen përveç barkut rrumbullak, e morën flokët e reja. Pas shumë vitesh bionde, mamaja në pritje të ëmbël ka vendosur të ndryshojë look dhe të shfaqet me një ngjyrë të re.
Ky veprim shpesh është i ndaluar nga shumë gjinekologë sepse përbërësit e bojës mund të dëmtojnë fetusin, por besojmë që Marina ka zgjedhur një bojë sa më natyrale dhe të shëndetshme.
E padyshim si përherë ajo ka shkëlqyer me paraqitjen e saj të fundit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.