×
  • Show Time
  • Show Time

    Në Shqipëri protestohet për rritjen e çmimeve me frazën qesharake të Beatrix Ramosajt nga Big Brother VIP

    Reporteri
    11 Mars 2022 | 8:23

    Në Shqipëri të enjten është protestuar për rritjen e çmimeve, ku qytetarët kanë mbushur sheshet me banderola që kërkojnë zbritjen e çmimeve të naftës dhe produkteve ushqimore.

    Mes shumë protestuesve, duket se një prej tyre e ka shprehur pakënaqësinë përmes një banderole shumë qesharake.

    Bëhet fjalë për një person që mbante në duar një letër ku shkruhej: “Si i thuhet në shqip ‘Ul taksa’?”.

    Ky shkrim merr frymëzim nga deklarata qesharake dhe e pakuptimtë që kishte dhënë këngëtarja Beatrix Ramosaj gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e Big Brother VIP, ku në një moment kishte thënë: “Si i thonë ‘e bukur’ shqip?”.

    Vet këngëtarja Ramosaj me të parë këtë banderolë qesharake e ka shpërndarë atë në InstaStory nga një faqe e fansave, e cila e kishte publikuar fotografinë me mbishkrimin: “Më trego që fraza jote u bë vitale pa më treguar që fraza jote u bë virale”.

    Beatrix duket se ka qeshur edhe vet me këtë deklaratë të pakuptimtë, gjersa muaj më parë kishte publikuar disa fotografi në Instagram, në mbishkrimin e të cilave kishte bërë shaka me po të njëjtën frazë të pakuptimtë që e kishte thënë aksidentalisht në Big Brother VIP.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!