×
  • Show Time
  • Show Time

    Nënkryetarja e PDK-së në Prishtinë është familjare e kësaj këngëtare shumë të njohur

    Reporteri
    02 Shkurt 2022 | 12:11

    Donjeta Sahatçiu është emëruar sot nënkryetare e Komunës së Prishtinës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

    Emërimi i saj në këtë pozitë është bërë i ditur nga nënkryetari i kësaj partie, Uran Ismaili, në një konferencë për media.

    Donjeta Sahatçiu është nënkryetarja e parë grua e Prishtinës e emëruar nga PDK dhe këtë e cilësoi si ndër të jetës së saj.

    Zbulohet se nënkryetarja Sahatçiu është kusherirë e afërt e këngetares me famë botërore Rita Ora.

    Por ajo që u vu re është se nënkryetarja Sahatçiu nuk ka llogari në Facebook dhe Instagram me emrin e saj, prandaj nuk u pa nëse Rita dhe Donjeta e “ndjekin” njëra-tjetrën në rrjetet sociale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!