×
  • Show Time
  • Show Time

    Nëse nuk e mbani mend, Ministri i Jashtëm i Kurtit ka qenë vjehrri i Tunës

    Reporteri
    06 Janar 2020 | 14:09

    Mbi 100 mijë Euro kishte kushtuar dasma luksoze e djalit të Blerim Rekes, Rilindit, me këngëtaren e njohur nga Shkupi, Altuna Sejdiu – Tuna. Por, çifti ishin ndarë, vetëm pak muaj pasi kishin celebruar martesën e vitit 2010.


    Blerim Reka, që është propozuar të jetë Ministër i Jashtëm dhe për Diasporë në Qeverinë Kurti. Ai, përveç si ambasador i Maqedonisë në BE dhe se fundi kandidat për Presidenti i Maqedonisë së Veriut, njihet edhe si ish-vjehërri i këngëtares së njohur Tuna.

    Krijuesja e shumë hiteve muzikore, në vitin 2010, lidhjen e saj me djalin e Rekes, Rilindin, e kishin kurorëzuar me martesë. Por, që nuk zgjati shume, dhe pas gati vetëm një viti martesë çifti shqiptar nga Shkupi kishin deklaruar ndarjen, shkruan Reporteri.net.

    Ceremonia martesore e çiftit, që takimin e parë kishin deklaruar ta kenë pasur në një klub nate, ishte madhështore.

    Hyrja për gazetarë dhe reporterë kishte qenë totalisht e bllokuar, pasi dasma ishte organizuar në fshehësi. . Por, detajet e ceremonisë i kishte nxjerrë vet Tuna, pas dasmës, e cila tregonte edhe kishte ndërruar edhe fustane nusërinë në këtë ceremoni martese me biznesmenin e njohur.

    E gjithë dasma luksoze e këngëtares Tuna me Rilindin kishte kushtuar më shumë se 100 mijë euro.

    Ndonëse pas ndarjes me Rilindin, ishte spekuluar për orientimin seksual të këngëtares, ajo sot ka një martesë tjetër.

    Tuna sot është e martuar me Patris Berishën, ky i fundit muzikant, dhe kanë një djalë, shkruan Reporteri.net.

    Por, shume para se Tuna të krijonte familje të re, Rilind Reka kishte e kishte bërë një gjë të tillë.

    Pas dështimit të martesës me Tunen, Rilindi u martua serish dhe sot është baba i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.

    Ndërkohë, që Rilind Reka vazhdon të merret me biznes në Maqedoni, Tuna po ashtu vazhdon karrierën e saj si këngëtare. Madje, këngëtarja vitin që lamë pas ka patur një rikthim të fuqishëm në tregun muzikorë, që pas lindjes së djalit ishte shkëputur për një kohë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!