×
  • Show Time
  • Show Time

    Nga e mërkura hapen klubet e natës, u lejohen 300 persona brenda, deri në ora 01:00

    Reporteri
    12 Korrik 2021 | 17:05

    Klubet e natës tashmë do të kryejnë funksionin e tyre deri në ora 01:00.


    Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës përmes në njoftimi në faqen zyrtare ka bërë të ditur se është zgjatur orari për të gjithë sektorët që veprimtarinë e tyre e kryenin deri në ora 23:00, përcjellë Reporteri.net.

    Njoftimi i plotë:

    “LAJM I MADH PËR TË GJITHË SEKTORET E TURIZMIT!

    ODA E HOTELIERISË DHE TURIZMIT TË KOSOVËS i njofton të gjithë gastronomët, hotelierët, pronarët e sallave të dasmave, pronarë të pishinave, clubeve të natës, dhe çdo sektor tjetër që pas shumë konsultimeve dhe takimeve me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, sot Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës prof. dr. Hysen Sogojeva dhe drejtori i departamentit të estradës z. Afrim Muqiqi bashkë me të gjitha departamentet e tjera të OHT-së, na njoftuan se në bashkëpunim me ministrin e Shëndetësisë z. Arben Vitia kanë ardhë në përfundim të një vendimi të ri.

    ZGJATJA E ORARIT do të bëhet deri në ora 01:00 pas mesnate, si dhe numri i të ftuarve në hapësirat e mbyllura të jetë deri në 300 PERSONA.

    Ky vendim pritet të hyjë në fuqi nga dita e Mërkure/14.07.2021!

    Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës me të gjitha strukturat e saj e mirëpret dhe e përshëndet këtë vendim dhe është falenderuese nga të gjitha Institucionet përkatëse për besimin e dhënë për bashkëpunim në të mirën e shëndetit publik si dhe Bizneseve”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!