Lajmet mbi vdekjen e personazhit të famshëm turk të TikTok-ut, Yasin Cengiz, kanë pushtuar rrjetet sociale në këtë vend.
U spekulua se ai vdiq në moshë të re, por shkaku i vdekjes nuk u bë i ditur. Shumë VIP-a në Turqi shprehën ngushëllimet për familjen e të riut, i cili poston video duke kërcyer me barkun që i tundet.
Por, disa ditë më pas, vetë Yasin Cengiz postoi në Instagram, duke treguar se është shëndoshë e mirë.
Kishte zëra se Cengiz kishte vdekur si pasojë e mbidozës me heroinë, ndërsa të tjerë thonin se kishte vdekur nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë dhe Sirinë.
Gjithsesi, aktiviteti i tij në rrjetet sociale tregon se turku, i cili ka rreth 7 milionë ndjekës në TikTok, është gjallë. Kjo nuk është hera e parë që në TikTok bëhen virale lajme mbi vdekjen e personazheve të famshëm.
Në dhjetorin e vitit të kaluar, u përhap lajmi se këngëtarja Cher kishte ndërruar jetë, gjë që u përgënjeshtruar nga vetë ajo, në Twitter.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.