Të martën në mbrëmje ka nisur në Malmo të Suedisë gjysmëfinalja e parë e garës së këngës, Eurovision. Në natën e parë do të performojnë 15 shtete.
Shqipëria që përfaqësohet nga Besa Kokëdhima me këngën “Titan” do të performojë të enjten, kur mbahet gjysmëfinalja e dytë.
Sonte performojnë Qipro, Serbia, Lituania, Irlanda, Ukraina, Polonia, Kroacia, Islanda, Sllovenia, Finlanda, Moldavia, Azerbajxhani, Australia, Portugalia dhe Luksemburgu.
10 shtetet më të votuara shkojnë, e cila do të zhvillohet të shtunën, më 11 maj. Finalistë direkt janë Britania e Madhe, Italia, Gjermania, Franca, Spanja dhe Suedia.
Edicioni i sivjetshëm i Eurovisionit mbahet me sloganin “Të bashkuar nga muzika”.
Këtë vit ka pasur ndryshim në mënyrën e votimit. Shikuesit nuk duhet të presin më që të përfundojë performanca e fundit për të votuar, por do të mund ta bëjnë këtë që nga fillimi i shfaqjes.
Votohet përmes faqes ose aplikacionit të Eurovisionit. Vendet pjesëmarrëse mund të votojnë me SMS dhe thirrje në numrin që do të shfaqet gjatë transmetimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.