×
  • Show Time
  • Show Time

    Nita Latifi bën 100 ditë qëndrimi në Big Brother VIP Albania

    Reporteri
    18 Prill 2023 | 23:50

    Këngëtarja shqiptare, Nita Latifi, është e vetmja konkurrente nga Kosova në spektaklin e shumë shikuar, Big Brother VIP ALbania.

    Ajo u fut pak më vonë se banorët e tjerë, por që me qetësinë e saj, kulturën dhe edukatën familjare të treguar, fitoi zemrën e shumë prej ndjekësve të këtij programit dhe rrugëtoi për një kohë shumë të gjatë.

    Sot (e martë), Nita ka shënuar ditën e saj të 100-të brenda qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

    Këtë e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Nitës në Instagram e cila aktualisht mirëmbahet nga familjarët e saj, e cila ka shpërndarë një video të këngëtares ku flet për 100 ditëshin e saj.

    Nita për qëndrimin e saj dhe mënyrën se si ka luajtur ka marrë komplimente shumë të mira edhe nga opinionistët e programit.

    Arbër Hajdari tha në një nga mbrëmjet e spektaklit se ajo duhet të jetë krenare që “ka përfaqësuar në mënyrën më të denjë Kosovën me edukatën që ka treguar”, gjersa opinionistja tjetër Zhaklin Lekatari, e ka quajtur “Shotë Galica e Big Brotherit”, në shenjë nderimi për personalitetin e saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!