×
  • Show Time
  • Show Time

    Një dukje elegante e Luana Vjollcës kushton afro dy mijë euro

    Reporteri
    13 Dhjetor 2020 | 16:55

    Prezantuesja dhe këngëtarja shqiptare, Luana Vjollca, vazhdon të jetë shumë e komentuar për stilin e veçantë e njëherësh për paraqitjet elegante në ekran.


    Biondja, e cila në Instagram numëron afro dy milionë ndjekës, kësaj radhe ka befasuar me ‘look-un’ e ri.

    Ajo mori vëmendje të madhe me një fustan të zi të shkurtër dhe me një palë gete të po së njëjtës ngjyrë.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca)

    Së fundmi, faqja ‘Shqip Closet’ në Instagram ka treguar se ka kushton dukja ekstravagante e Vjollcës, duke qenë se u përfol në masë të madhe nga ndjekësit e fansat.

    Sipas saj, fustani satin i ‘Tabja’ i Luanës kushton 156 euro, taket e markës ‘Louboutin’ 575 euro si dhe bizhuteritë e saj kapin vlerën e 1245 euro.

    Dhe në bazë të kësaj, komplet kjo dukje e Luanës kushton afro 2 mijë euro.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by S.C (shqipcloset) (@shqip.closet)

    Luana gjithashtu ka nisur punën edhe për një projekt të ri muzikor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!