×
  • Show Time
  • Show Time

    Një fans premton se do t’iu blejë shtëpi Kiarës dhe Luizit sapo të dalin nga “Big Brother”

    Reporteri
    03 Shkurt 2023 | 18:31

    Një fans nga Amerika është apasionuar aq shumë pas çiftit Luiz-Kiara sa ka vendosur që tu blejë shtëpi sapo ata të dalin nga Big Brother.

    Këtë e bëri të ditur tezja e Kiarës, e ftuar në “Ftesë në 5”, së bashku me shoqen e ngushtë të banores.

    Të pyetura nga Bieta për mesazhin më të çuditshëm që kishin marrë për Kiarën, tezja e saj tha: “Një fans nga Amerika shkruante që do t’iu blinte shtëpi sapo të dalin nga Big Brother Vip”.

    Sa i përket dasmës, tezja e Kiarës tha se të gjithë familjarët janë emocionuar nga ai moment i bukur dhe se mbesa e ka ndjerë dhe përjetuar shumë atë moment, pasi sipas saj është person që nuk bën asnjë veprim pa e ndjerë.

    Nga ana tjetër shoqja e Kiarës u shpreh se kjo nuk ishte dasmë e vërtetë por dasma e shqiptarëve dhe se çdo moment ishte i mbushur me ndjenja dhe emocione reale nga të dy protagonistët.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!