Pjesëmarrësit po vijnë për ta shijuar edhe natën e fundit të festivalit Sunny Hill i cili po mbahet tek Parku Gërmia në Prishtinë.
Klan Kosova raportonse një i ri ka tentuar që të hyjë ilegalisht në hapësirat ku po mbahet Sunny Hill, mirëpo është ndaluar nga forcat e rendit.
Ajo gjithashtu bëri të ditur se artisti kryesor për sonte është Diplo, ndërkaq para tij do të performojnë edhe Redard e Burak Yeter.
Sonte do të performojnë edhe artistë të tjerë si vendor ashtu edhe ndërkombëtarë, njofton Klankosova.tv.
Edhe në tri ditët e para të festivalit ka pasur artistë të njohur ndërkombëtar, siç ishte ai J Balvin e shumë të tjerë kosovar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.