Aventura e aktorin Herion Mustafarajt në këtë edicion të “Big Brother Vip Albania”, nuk zgjati shumë. Ai u largua pak javë më parë nga shtëpia pasi doli në nominim dhe ishte banori i dytë i eliminuar nga publiku.
Megjithatë, gjatë gjithë kësaj kohe ai ka qenë mjaft aktiv në rrjetet sociale me komentet e tij për ngjarjet që ndodhin në reality show, ndërsa së fundmi ka vendosur edhe një bast me ndjekësit e tij.
Kështu, Herioni thotë se gjatë kohës që ishte pjesë e shtëpisë është shprehur se këtë edicion nuk do ta fitojë asnjë nga artistët që është aty si konkurent, përfshirë këtu edhe këngëtarët, ndërsa nga ana tjetër, bën edhe parashikimin e tij për finalen.
Sipas tij fituesja do të jetë Kiara Tito, madje është aq i sigurtë për këtë sa vendos edhe bast me të gjithë ata që mendojnë ndryshe, teksa “kushtet” për humbësit dhe fituesin e bastit duken interesante.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.